Shtrenjtohen ushqimet për festat e fundvitit, qytetarët të shqetësuar

Në Kukës, afrimi i festave ka rritur çmimet e ushqimeve të konsumit të përditshëm. Qytetarët thonë se për shkak të nivelit të ulët ekonomik nuk mund të shpenzojnë më tepër për tryezën e fundvitit.Në Kukës, shumë familje nuk do të kenë mundësi ta festojnë Vitin e Ri. Banorët thonë se për shkak të nivelit të ulët ekonomik nuk mund të shpenzojnë më tepër  për fundvit dhe sipas tyre tryeza e Vitit të Ri do të jetë e varfër.Ndërkohë,në prag të festave  çmimet në treg janë rritur duke shfrytëzuar kërkesat për konsum.Në bashkinë e Kukësit  numërohen  mbi 6 mijë famije që trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa numri i të papunëve edhe pse nuk ka shifra zyrtare është shumë i madh./Oranews.tv/