Maqedoni, ОSBE: Nuk ka kohë për zgjedhje të lira dhe demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 22:31
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR-it) në raportin e saj të fundit thekson se, koha e shkurtër për përgatitjen e zgjedhjeve do të reflektojë mbi aftësinë e pjesëmarrësve në zgjedhjet e ardhshme, për ti kryer obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, njofton agjencia e lajmeve INA.“Janë të nevojshme ndryshime të rëndësishme legjislative, të lidhura me sistemin zgjedhor për votim nga diaspora, formati dhe kompletimi i KSHZ-së, njoftimi i medieve, rregullat për financimin e fushatave zgjedhore, garancat për mbrojtje nga presioni mbi votuesit dhe keqpërdorim i mjeteve shtetërore”, potencohet në raportin e OSBE-së.