Reforma në Drejtësi, Halimi: Draft i ri, mbi bazën e dialogut të sinqertë
Grupi i Ekspertëve të Partisë Demokratike, kërkojnë hartimin e një drafti të ri për reformën në drejtësi bazuar mbi opinionet dhe rekomandimet e Komisonit të Venecias. Në një takim me gazetarët, deputeti Eduard Halimi, tha se rekomandimet çmontojnë skemën e kapjes së drejtësisë, dhe duhet të jetë një udhërrëfyes i mire për forcat politike.Tirane- Ekspertët e Partisë Demokratike, kanë prezantuar në mënyrë të detajuar rekomandimet e raportit të komisionit Venecias për Reformën në Drejtësi. Për demokratët, ky raport shpreh qartë nëvojën për nje draft të ri, i cili sipas tyre duhet të hartohet në konsensus të plotë bazuar në ekspertizën e Venecias.Eduard Halimi: "Në ambasadën e SHBA-së, ekspertët e PD-së, Euralius dhe të OPDAT kanë nisur rishikimin e draftit për ta përshtatur me standardet më të mira dhe me propozime të ardhura nga ekspertët e opozitës deri dje dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias" Ekspertët Demokratë, thanë se ky raport çmonton draftin që kapte drejtësinë, ndërkohë që sipas tyre përvetëson dhe shqetësimet e opozitës, përfshirë këtu pjesëmarrjen substanciale të pakicës parlmentare në zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarve të institucioneve kushtetuese.Enkeled Alibeaj: Shumica prej 3/5 nuk funksionon në funksion të depolitizimit të emërtimeve të reja. Lë mundësinë e eksplorimit të mekanizmave të reja të tejkalojnë këtë ngërç.Nëvojën për një draft të ri, që përfshin tërësisht opinion paraprak të Venecias, e shprehu edhe ambasadori amerikan, Donald Lu disa ditë më parë.Në të njëjtën linjë qëndroi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e cila vlerësoi rekomandimet duke kërkuar konsensus në hartimin e kësaj reforme.Në draftin me 136 pika, si opinone ndaj projektit shqiptarë për reformën në drejtësi.Komisioni i Venecias vëren se shumë amendamente janë të ndërlikuara përsa i përket kompetencave dhe kontrollit te institucionet. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese duhet të këtë kompetence të shqyrtojë procedurën e ndryshimeve kushtetuese.Një tjetër pikë e rëndësishme është rishikimi i rolit të ministrit në Këshilli i Lartë Gjyqësor.Venecia ka kërkuar edhe sqarimin e marrëdhënieve të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që kundërshton ndërprejen e mandatit të tij. 8 rekomandimet sintezë që opinioni i Venecias ka prezantuar në lidhje me reformën në drejtësi1-E gjithë skema institucionale e organeve të sistemit të drejtësisë duhet të rishikohet dhe të thtjeshtohet.2- Të qartësohet se kush është përgjegjës për masat disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese3- Të qartësohet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të kenë forcë detyruese të përgjithshme.4-Gjykata Kushtetuese duhet të ketë kompetencë për të shqyrtuar së paku procedurën e miratimit të amendamenteve kushtetuese.5-Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe në KLGJ, ish-KLD duhet të rishikohet për të shmangur konfliktin e interesit që paraqet prezenca e tij.6-Rregullinet institucionale duhet të rishikohen me qëllim eliminimin e konfliktit të interesit.7-Ministri i Drejtësisë nuk duhet të marrë pjesë në tribunalin disiplinor.8-Kushtetuta të përmbajë parimet e përgjithshme që përcaktojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorve bazuar në këto linja kryesore.