Arrestohet 32-vjeçari, u kap në shtëpi me 23.5 gr kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2015, 10:18
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 23.5 gr kokainë dhe ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike.Gjatë kontrollit në banesën e Florenc Zaçes 32 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi 23.5 gr lëndë narkotike e llojit Kokainë, Dy telefona celularë, një automjet “Volsvagen Passat”, me targa AA 414 FG, një peshore elektronike, 40.000 lekë (të reja)Po ashtu policia po punon për kapjen e shtetasit L.SH, vjeç 31, banues në Cerrik Elbasan, ndaj të cilit ka nisur dhe proçedimi penal.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
