Elbasan, të rinjtë krijojnë pemën ekologjike të Krishtlindjes me 2200 shishe plastike

Në Elbasan është vendosur një pemë gjigande ekologjike me qëllim tërheqjen e vëmendjes së qytetarëve për të ricikluar objekte të ndryshme në emër të mbrojtjes së ambientit.Pema e vendosur në sheshin në qendër të qytetit nga grupimi 'Nisma per Elbasanin' është krijuar me 2200 shishe të vogla plastike.Pema ekologjike u vendos në mënyrë simbolike në Elbasan, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes industriale në këtë rajon.