Vlorë, Tatimet paralajmërojnë biznesin: Do të gjobiteni nëse nuk jepni kuponin
Për muajin dhjetor, Tatimet e Vlorës kanë konstatuar se bizneset nuk po lëshojnë faturën tatimore shoqëruese të mallit që shitet. Drejtorja Pranvera Resulaj thotë se ka pasur shumë denoncime nga qytetarë për mospajisje me kupon nga subjektet tregtare.Pranvera Resulaj: Kemi konstatuar me keqardhje që numri i kuponave të prerë ka rënë dhe kjo është një tregues që ne duhet të vazhdojmë kontrollin në terren. Mos neglizhohet kuponi tatimor pasi penalizimet janë të lartaResulaj u bënë thirrje bizneseve të qëndrojnë në shinat e ligjit dhe të përdorin rregullisht kasat fiskale, në të kundërt do gjobiten.Pranvera Resulaj: Për shumicën e gjobave, mos përdorimi i kuponit shkon në 500 mijë lekë dhe në rast se përsëritetet kthehen në procedime penale. Kjo është një situatë që duhet të ndikojë në rritjen e aktivitetit dhe jo të kthehemi në pikën zero.Këtë periudhë të vitit kur edhe kërkesat për konsum janë rritur ndjeshëm për shkak të festave të fundvitit, janë shtuar kontrollet në terren të tatimorëve.