Çmimi i biletës së urbanit, bashkia vijon sot negociatat me operatorët

Do të vijojnë sërish sot negociatat mes bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit qytetit për të gjetur një çmim të ndërmjetëm i cili do të jetë i përballueshëm për qytetarët por që i afron gjithashtu mundësinë operatorëve të vijojnë punën.Por në këto negociata, çmim 70 ekë nuk është i diskutueshëm. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku i ftuar sot në  në emisionin "Ditë e Re" në Ora News tha:"Një çmim i përballueshëm  për qytetarët por që i afron mundësinë këtyre operatorëve mundësinë të operojnë. Duhet të gjejmë një balancë mes këtyre pikave. Nuk do të ketë rritje në 70 lekë të biletës "Janë dhe 3 pika të tjera për të cilat duhet të gjendet një dakordësi:Ridizenjimi I shërbimit urban të qytetit. Që ti ofrohet shërbimi të gjithë qytetarëve të Tiranës tashmë të madhe me 24 njësi.Të përmirësohet në mënyrë cilësore standardi i shërbimeve, që do të thotë lloji i mjeteve të jetë më i mirë, frekuenca e tyre, pastërtia.Implementimi i biletimit elektronik"Pasi për këto tre pika të ketë dakordësi  për mënyrën si do të adresohen do të diskutojmë ndryshimin e mundshëm të cmimit por jo për 70 lekë" nënvizoi Mazniku.