Zjarr në një spital në Arabinë Saudite, 25 të vdekur, 107 të plagosur

25 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 107 të tjerë kanë pësuar djegie të shakllëve të ndryshme si pasojë e një zjarri të rënë në një spital të qytetit Jizan në Arabinë Saudite.Autoritetet ende nuk kanë arritur të mësojnë se cfarë e shkaktoi këtë incident, por thonë se zjarri është përhapur nga kati i parë i godinës. Në vendin e ngjarjes u gjendën menjëherë trupa të shumta zjarrfikse, por fatkeqësisht nuk u bë i mundur evitimi i një bilanci tragjik.107 personat e plagosur janë dërguar menjëherë në qëndra spitalore të tjera që gjenden përreth zonës në fjalë. Autoritetet kanë njoftuar se për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti do të nisë një hetim i hollësishëm.