Arrestohen 2 persona, u kapën me dru të prera në mënyrë të paligjshme
Brenda 24 oreve te fundit nga ana e Seksionit te Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Polocise Kukes eshte bere i mundur sekuestrimi i 40 meter kub lende drusore.Keto sasi druri autoret i kishin siguruar ne menyre te paligjshme ne pyjet e zones se Njesive Administrative Kolsh dhe Malzi e po i drejtoheshin tregut te zi te qytetit te Kukesit ku do i tregtonin.Temperaturat e uleta te cilat karakterizojne qytetin veri – lindor e bejne te domosdoshme furnizimin e popullates me dru zjarri pasi eshte e vetmja mundesi qe te perballoje te ftohtin qe shoqeron kete Qark.Ne mikrofonin e Ora News qytetaret e Kukesit jane ankuar shpesh se tregtaret e licensuar te druve abuzojne jo vetem me cmimet dhe cilesine por edhe me sasine e druve qe ata konsiderojne ne nje meter kub.
