SHBA, shqiptarja vret me thikë bashkëshortin (VIDEO)

Një 34-vjeçare shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshortin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur në Waterbury ditën e martë 22 dhjetor, ku Anila Keco qëlloi me thikë bashkëshortin Valmir Keco 43 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.Ezekieli Alicea, një dëshmitar okulare tha se kishte dëgjuar të bërtitura, ndërsa rrëfeu se kishte parë edhe burrin të shtrirë në dysheme me plagë në bark.Mediet shkruajnë se në momentin e vrasjes, dy fëmijët e çiftit shqiptar nuk ndodheshin në shtëpi.Të dy bashkëshortët, raportohet se kanë pasur një grindjeje mes tyre, para krimit.Aktualisht 34-vjeçarja akuzohet për vrasje, ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje, pasi mund të ketë edhe një sulm për vetëmbrojtje, sepse Valmir Keco mund të ketë qënë një përdorues alkooli dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.Autoritetet po hetojnë në gjendje të lirë 34-vjeçaren, ndërsa fëmijët e çiftit janë marrë në mbrojtje në polici.Ata pritet të rrëfejnë për ndonjë zënkë të mëparshme të prindërve të tyre.FOX10 News | WALAanila-keco 9519637_G