90 vjet Forca Detare, Kodheli: Hapa përpara drejt modernizimit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në 90 vjetorin e krijimit të Flotës Ushtarake Detare ka vlerësuar se kjo strukturë ka shënuar arritje në forcimin e kontrollit detar. Në këtë jubile, Kodheli premtoi modernizim të flotës detare.Në 90 vjetorin e krijimit të Flotës Ushtarake Detare të Shqipërisë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vlerësoi Flotën duke theksuar se janë të shumta arritjet në forcimin e kontrollit detar. Në ceremoninë e vecantë, Kodheli shprehu mbështetje për modernizimin e mëtejshëm të flotës detare.Kodheli: Pas viteve 90 me mbështetjen e partnerëve të NATO-s, vecanërisht të SHBA, FD ka bërë hapa përpara duke zhvilluar kapacitetet efektive në përmbushje të misionit kushtetues dhe zbatimit të ligjshmërisë detare. Kontrolli i hapësirës detare sot realizohet nëpërmjet një sistemi të ri të vëzhgimit të saj. Janë krijuar kapacitete të nevojshme për kryerjen e operacioneve në rast të emergjencave civile dhe në ndihmë të komunitetit. I pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, i cili uroi detarët shqiptarë në këtë jubile të 90- vjetorit të krijimit të Forcës Detare. Përpjekja e parë për organizimin e një shërbimi të marines ushtarake është 25 dhjetori i vitit  1925, kur u blenë edhe dy anijet ushtarake nga italia "Shqipnia" dhe "Skënderbeg".