Rama shkarkon kreun e kulteve, Ilir Dizdari nuk komenton vendimin
Kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Dizdari, është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Mbeten ende të paqarta arsyet dhe zyrtarisht shkresa nuk është firmosur. Dizdari ka mbajtur këtë post nga korriku i këtij viti dhe është angazhuar në identifikimin dhe invetarizimin e objekteve të kultit në të gjithë vendit. Ky proçes do të mbyllej në janar të vitit të ardhshëm dhe në daljen e fundit publike Dizdari kritikoi punën e Komunitetit Mysliman për mos zyrarizimin e xhamive.Kryeministri Rama ka shkakuar kreun e Komitetit të Kulteve, Ilir Dizdari. Mbeten ende të paqarta arsyet e këtij vendimi të shefit të qeverisë për të larguar Dizdarin, i cili nisi detyrën e tij në muajin korrik të këtij viti, pas largimit të Ilir Hoxhollit nga ky post.Komiteti i Kulteve është në kompetencën e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë por burimet zyrtare të këtij institucioni thonë se emërimi dhe shkarkimi është kompetencë vetëm e Kryeministrit duke refuzuar të japin informacion për këtë çështje.Vetë Dizdari ka vendosur të mos komentojë mbi këtë vendim, por burime kofidenciale të Ora News pranë Komitetit të Kulteve thonë se shkesa e largimit ende nuk është firmosur.Roli i Komitetit të Kulteve është ai i ndërmjetësimit të besimeve fetare në vend me qeverinë.Muajt e fundit Dizdari u anazhua në identifikimin dhe invetarizimin e të gjithë objekteve të kultit në vend, punë e nisur disa muaj më parë dhe që pritej të fianizohej në janar të këtij viti.Dizdari: Jemi në verifikimin në terren të çdo objekti kulti në Shqipëri.Në daljen e fundit publike, Dizdari kritikoi punën e Komunitetit Mysliman se nuk ishte përgjigjur kërkesave për të dërguar informacion mbi objektet e kultit dhe se situata në Shqipëri është problematike pasi 200 xhami nuk hapen për besimtarët.Dizdari: Rezulton që 200 xhami nuk hapen kurrë.Shkarkimi i Dizdarit ndodh në kohën kur qeveria është angazhuar në masat antiterrorizëm pas sulmeve terroriste në Francë dhe kur në vend ka ende një marrëdhënie delikate mes Komunitetit Mysliman dhe disa xhamive të cilat janë jashtë kontrollit të Komunitetit.