CSSA, Hapen aplikimet për bursa kërkimore për studentë të doktoraturës

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, njofton për hapjen e aplikimeve për bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2016 -2017.Qëllimi i Civil Society Scholar Awards (CSSA) është mbështetja e shkëmbimeve akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  që të aksesojnë burime të rëndësishme për  punen e tyre kerkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie.Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të doktoraturës që  studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit, staf akademik me kohe te plote në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).Afati i fundit për aplikim është 2 Shkurt 2016. Per me shume informacione rreth ketij aplikimi klikoni këtu