Gazetarët i kërkojnë Vuçiç të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes

Qindra gazetarë kanë protestuar mbrëmë në gjithë Serbinë duke kërkuar që kryeministri, Aleksandar Vuçiç, ta mbajë premtimin e tij dhe ta shkarkoi ministrin e mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, i cili ka bërë komente seksiste për një gazetare.Para dy javësh, Vuçiç tha se po e shkarkonte Gashiqin, por megjithatë Gashiç ka mbetur në zyrën e tij.Ky ministër ka shkaktuar tmerr, pas komentit të tij për një gazetare të Televizionit B92, e cila ishte përkulur para tij për të mos i penguar kamerat, se “i pëlqen kur gazetaret bijnë në gjunjë shumë lehtë”.Protesta me moton “Gazetarët nuk bijnë në gjunjë” është mbajtur në disa qytete të Serbisë.Organizuesit thonë se mbetja e Gashiqit në zyrë “tregon se si trajtohen mediat në Serbi” / REL/