Llalla ankohet tek Manjani: Reforma në drejtësi nuk u konsultua me prokurorët
Gjatë një takimi kosultativ me krerët e prokurorive të rretheve dhe Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla shprehu hapur rezerva ndaj reformës në drejtësi, duke marrë shkas edhe nga sugjerimet e Komisionit të Venecias që rrëzoi disa momente të kësaj reforme.Llalla: Sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për reformim. Por marrja e këtyre iniciativave, dalja në konkluzione kaq të shpejta pa u diskutuar me të gjithë elementët, me të gjithë faktorët që punojnë përditë në sistemin e drejtësisë në bindjen tonë ka qenë një veprim i nxituar. Pak a shumë në të njëjtin konkluzion arriti dhe Komisioni i Venecias.Në të njëjtën linjë me Kryeprokurorin ishte edhe Ministri Manjani, i cili nuk kurseu mbështetjen ndaj prokurorëve, duke kërkuar forcim të rolit të tyre.Manjani: Reforma në hetimin penal është thelbi i reformës në drejtësi. Nuk është reformë në drejtësi nëse nga jashtë sistemit japim direktiva sesi të decentralizohet shërbimi apo të krijojmë ca skema të posaçme të kësaj natyre. Nuk kam qenë dhe nuk jam mbështetës i decentralizimit të prokurorisë së një vendi me banorë efektivë 2 milion e 800 mijë.Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, vuri në dukje faktin se brenda organit të akuzës ka elementë problematikë, por institucioni që ai drejton ka të gjitha kapacitetet për ti luftuar.Llalla: Brenda nesh ka elementë problematikë, por njëherazi forcon faktin se ne kemi kapacitetet e duhura për tu vetëpastruar nga këta lloj individë. Këto individë që nuk përmbushin në mëyrë korekte detyrën, abuzojnë me detyrën apo nuk zbatojnë në mënyrë të duhur kodin e etikës së prokruorit, në mënyrë të shpejtë do të largohet nga radhët tona.Ky takim mes drejtuesve të prokurorive në rrethe, Ministrit Manjani dhe shefit të organit të akuzës u mbajt në kuadër të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.