Klajdi dhe Fejdi elektrizojnë skenën e City Park

City Park ka ngjitur në skenë dy këngëtarë me famë ndërkombëtare si Klajdi dhe Fejdi për t’i dhuruar publikut shqiptar emocione dhe argëtim gjatë orëve të pasdites. Në një intervistë për Ora News këngëtari shqiptar që jeton prej vitesh në Shqipëri Klajdi, rrëfen emocionet para se të ngjitet në skenën ku e presin admirues të shumtë. Dy këngëtarët performuan për gati 3 orë, ku kanë dhuruar emocione të shumta për të pranishmit.City park premton se evente të tilla do t’i shndërrojë tashmë në traditë.Qendra tregtare City Park është shndërruar në një arenë gjigande për të mirëpritur këngëtarët më në zë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj. Mbrëmja e së dielës është elektrizuar nga dy artistët me famë ndërkombëtare Klajdi dhe Fejdi.Për Klajdin kthimi në shtëpi përballë publikut shqiptar është gjithmonë emocionuese.Klajdi: “Gëzohem shumë sepse unë kam lindur këtu dhe që kur kam ikur në Greqi, këngët e mia u bënë të njohura atje pastaj avash avash në vende të tjera të botës. Por kur më morën në telefon që të vij në Shqipëri kisha shumë emocione dhe fillova shumë shpejt të mësoj gjuhën shqipe.”Ndërsa Fejdi rrëfen takimin e parë me Shqipërinë, publiku është ai që i ka lënë më shumë mbresa.Fejdi: “Kënaqem sa herë vij këtu . Publiku ka shumë energji. Atyre i pëlqen të dëfrehen. Uroj që muzika ime t’i pëlqejë.”Për rreth 3 orë dy këngëtarët kanë performuar hitet e tyre muzikore në sallën e cila ishte mbushur plot me njerëz, të cilët mbajtën zgjuar atmosferën përmes ovacioneve dhe duartroktitjeve të shumta.Drejtuesit e City Park i kanë shndërruar tashmë në traditë evente të tilla, për tu ofruar qytetarëvë të shumtë momente argëtimi çdo muaj./Oranews.tv/