Liqeni i Ohrit në rrezik nga ndërtimet dhe plazhet e improvizuara

Ekositemi i liqenit të Ohrit mund të shkatërrohet nga ndërtimi i resorteve dhe i plazheve të improvizuara. Ka qënë ky alarmi i dhënë nga biologët për liqenin më të vjetër të Europës, i cili është edhe shtëpia e 350 specieve që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës.Dr. Christian Albrecht nga Universiteti i Giessen në Gjermani, thotë se Ohri është një parajsë kërkimi shencor. Ai shton se ndihet i shqetësuar nga ndërtimet e bëra në të, duke theksuar se e ardhmja e ekosistemit të këtij liqeni është e kërcënuar seriozisht nga ndërhyrja e dorës së njeriut. Sipas tij, plani i zhvillimit për këtë zonë është krejtësisht i gabuar, pasi aktualisht speciet që gjenden në këtë hapsirë ujore, po qëndrojnë vetëm në disa pjesë të liqenit.Kryebashkiaku i Ohrit, Nikolla Bakraceski, ka njoftuar planin për ndërtimin e një shtëpie luksoze, gjë që ka shqetësuar një grup studiuesish. Këta të fundit kanë ofruar projekte projekte miliona-dollarësh për të siguruar vazhdimësinë e ekosistemit. Aktualisht për mbrojtjen e liqenit ka vetëm disa filtrues të cilët pastrojnë ujrat e zeza, por ekspertët thonë se duhet bërë dicka më shumë.