Miratohet themelimi i Universitetit të dytë shqiptar në Maqedoni
Qeveria në mbledhjen e djeshme unanimisht ka vendosur që të hapet universiteti i dytë shqiptar me seli në Shkup, i cili do të mbajë emrin e humanistes shqiptare "Nënë TerezaPër herë të parë në historinë e Maqedonisë, shqiptarët fitojnë universitetin e dytë nw gjuh;n e tyre amtare.Mësohet se Universiteti i ri, do të jetë një institucion i fuqishëm i cili do të përgatisë në mënyrën më profesionale kuadrot e reja shqiptare. Universiteti do të funksionojë konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur, shkruan agjencia maqedonase e lajmeve mia.Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, konkretisht Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipeMësohet se janë ndarë mjete edhe për ndërtimin e Konviktit studentor në Tetovë, ndërsa për vitin 2016 është rritur buxheti për USHT-në, duke u bërë; institucioni i dytë i lartë arsimor për nga mjetet që merr nga buxheti shtetëror, pas Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup./ Oranews.tv/