Reforma në drejtësi, Çlirim Gjata: Venecia ngeli në klasë draftin paraprak
Drafti i reformës në drejtësi nuk e kaloi klasën përpara ekspertëve të Komisionit të Venecias.Kështu deklaroi juristi dhe ish-kryetari i komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata, në studion e lajmeve të Ora News.Ai këshilloi politikën që tani të ulet dhe të gjejë konsensusin siç bëri për ligjin e dekriminalizimit.Gjata: Është si të thuash foli i zoti i drejtësisë në Europë, ne thjesht mund të bëjmë interpretime, debate pastaj këtu. Për herë të parë nuk e ka pranuar, e ka kundërshtuar apo korrigjuar në këtë masë një draft, apo ndryshimet kushtetuese që është mbrojtur në komisionin e Venecias nga grupi i ekspertëve. Prandaj them që nën presionin e faktorit ndërkombëtar që vepron në Tiranë duhet të ulen, të gjejnë konsensusin dhe të shohim pastaj sesi do të shkojë. Ky draft nuk e kaloi klasën por është një ogur i mirë, një shenjë e mirë që mund të ulen tani të bëjnë ...Siç e gjetën dje te ligji për dekriminalizimin. Problemi është të ndërtohet një sistem efikas: 1. Një sistem për ndërtimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.2. Një sistem proçeduarioal për përzgjedhjen e funksionarëve drejtues, e njerëzve që do punojnë këtu.Një sistem proçedurial shumë strikt, me kritere të qarta që të mos kenë mundësi të vinë persona të paaftë apo që të korruptohen nesër, apo që të paguajnë para për të hyrë në punë.3.Proçedurat sesi do të funksionojnë këto institucione të drejtësisë.Intervista e plotë: