Juncker: Urgjentisht të liberalizohen vizat për Kosovën

Komisioni Europian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjerorgjinë gjatë samitit dy ditor të mbajtur në Strasburg.Është ky lajmi i përcjellë nga Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Junker, pak pas publikimit të raportit të BE-së për proçesin vendosjes së regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës.Edhe vetë dokumenti në përgjithësi rezervoi nota pozitive.Reagime pati edhe nga zyrtarë të tjerë të BE-së. Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Han, përdori rrjetin social twitter, për të shprehur vlerësimin e tij, për ecurinë e Kosovës. Ndërkohë, Komisioneri i Emigrimit, Dimistris Avramopulos  tha se shpresonte që propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të vijë në vitin 2016.Në Prishtinë kreu i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar tha se 8 objektivat e përcaktuara mund të përmbushen në një kohë relativisht të shkurtër, e ndoshta në pak javë."Bashkimi Europian ka një bashkëpunim konstruktiv me Kosovën. Ne e trajtojmë Kosovën si një partner dhe këtë gjë e provuam kur firmosëm marrëveshjen e Stabilizim Asocimit”.Raporti u mirëprit edhe qeveria e Kosovës. Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku duke u zotua se qeveria do të përkushtohet fuqimisht për të përmbushur kriteret e mbetura.Partitë opozitrare të Kosovës kritikuan qeverinë për vonesën në proçesin e liberalizimit të vizave, ndërsa Tirana zyrtare por edhe opozita shqiptare vlerësuan raportin dhe përgëzuan autoritetet e Kosovës.8 kushtet që duhet të plotësojë Kosova, mes tyre dhe demarkacioni me Malin e Zi

  1. Kosova ka përmbushur dy nga tri kriteret në fushën e ri-atdhesimit:
Në mënyrë që të zbatohen në plotni kërkesat në fushën e riatdhesimit, Kosova duhet që të funksionalizoj Fondin për Riatdhesim, me fokus të veçantë në ofrimin e ndihmës në punësim, krijimin e bizneseve të vogla, trajnime profesionale, dhe trajnime gjuhësore për fëmijë.
  1. Kosova ka plotësuar tetë nga nëntë kërkesat në fushën e sigurisë së dokumentacionit
Për të plotësuar plotësisht të gjitha kërkesat në fushën e sigurisë, Kosova duhet që të demonstrojë se ka zbatuar legjislacionin e amandamentuar dytësor sa i përket ndërrimit të emrave.
  1. Kosova ka përmbushur 14 nga 15 kërkesat për menaxhimin e kufijve
Për të plotësuar të gjitha kërkesat në këtë fushë, Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
  1. Kosova ka përmbushur gjashtë nga shtatë kriteret në fushën e azilit
Për të qenë plotësisht në pajtim me kërkesat në fushën e azilit, Kosova duhet të monitoroj arsyet e normës së saj të ulët të njohjes për azil-kërkuesit. Kosova ka plotësuar 12 nga 15 kërkesat në fushën e luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, dhe terrorizmitPër të qenë plotësisht në pajtim me kërkesat në fushën e luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, Kosova duhet të veproj si në vijim:
  1. Transferojë një numër të mjaftueshëm të gjykatësve me stafin e duhur mbështetës të departamenteve të krimeve të rënda në të gjithë gjykatat në Kosovë;
  2. Të krijoj një sistem monitorues të vazhdueshëm të hetimeve, vendimeve të formës së prerë dhe konfiskimeve në rastet e rënda nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, sidomos duke i dhënë një koordinatori qendror rastet serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mandatin dhe burimet për të udhëhequr ekipe multidisiplinare të hetimeve financiare dhe për monitorimin e gjyqësorit në ndjekjen e rasteve të tilla;
  3. Të sigurojnë pavarësinë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Plane të rrepta të integritetit duhet të zbatohen për të mbrojtur pavarësinë e këtij organi dhe Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik.
Kosova ka përmbushur shtatë nga tetë kriteret në fushën e të drejtave themelore për lirinë e lëvizjes.
  1. Për të qenë plotësisht në pajtim me kërkesat në fushën e të drejtave themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes, Kosova duhet të sigurojë hapësirë të duhur për Avokatin e popullit dhe pavarësi të plotë buxhetore.