Së shpejti harta dixhitale në Hipoteka, i jep fund mbivendosjes me pronat

Së shpejti përfundon harta dixhitale në hipoteka, e cila do ti japë fund mbivendosjes me pronat.Sipas Drejtorit të Hipotekës, Ilirjan Muho, nga harta kadastrale do të kalohet tek ajo dixhitale si një zgjidhje për ti dhënë fund konflikteve mes qytetarëve për çështjen e pasurive në terren.Muho: Ne kemi konstatuar që hartat që janë në dispozicion të zyrave të regjistrimit janë në një gjendje të mjerueshme, janë harta që jo vetëm fizikisht po bëhen të papërdorshme.Deklaratat erdhën gjatë firmosjes së bashkëpunimit mes Fakultetit të politeknikut dhe zyrës së hipotekave e cila synon të rrisë bashkëpunimin mes studentëve dhe çështjeve në shqyrtim të zyrave kadastrale.