Orlando komenton letrën kërcënuese: Kartolinë urimi simpatike për Krishtlindje!

Ministri italian i Drejtësisë ka komentuar për herë të parë për letrën kërcënuese të marrë të enjten, një ditë para vizitës së tij në vendin tonë.Duke e cilësuar një “kartolinë urimi simpatike për Krishtlindje”, Ministri Andrea Orlando tha se letra ka simbole të xhihadit, por do të jetë hetuesit ata që do të thonë fjalën e tyre të fundit.Orlando: Duhet të pyesni për këtë atë që më ka dërguar këtë kartolinë urimi kaq simpatike për Krishtlindje. Ajo që mund të them është se vërehen edhe simbole të xhihadit dhe gjithashtu me lejoni tu them se Italia ka marrë një sërë masash në luftën ndaj dukurive me karakter terrorist dhe xhihadist. Nëse do të ketë një lidhje mes këtyre dy fakteve do të jenë hetuesit që do ta thonë. Ajo që mund të them qartazi është se ne do të vijojmë luftën tonë ndaj këtyre fenomeneve dhe ndaj këtyre kriminelëve dhe vrasësve.Përgjigjia gjendet pikërisht edhe në këtë vizitë timen këtu për ta çuar përpara këtë luftë.Paraditen e së enjtes, Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando mori një zarf kërcënues me dy plumba e një letër në gjuhën arabe firmosur në emër të Shtetit Islamik, ISIS.Në Ministrinë e Drejtësisë mbërriti një zarf i mbyllur me adresë në gjuhën angleze.Brenda zarfit gjendeshin 2 plumba e një letër e shkruar në gjuhën arabe drejtuar Ministrit italian të Drejtësisë Andrea Orlando.“Do të hyjmë në Romë, është shkruar në arabisht e do të të presim kokën, Allahu Akbar. Allahu është i Madh.”Dy plumbat i përkasin armës së tipit kallashnikov AK47, ndërsa adresa mbi zarf është shkruar me një normograf. Zarfi ka mbërritur në Romë në rrugë ajrore, fillimsht në aeroportin Fiumicio e më pas në adresën e Ministrisë së Drejtësisë.Hetimet mbi këtë ngjarje po hetohen nga kryeprokurori Italian Giuseppe Pignatone e koordinatori i shtetit për antiterrorizmi Giancarlo Capaldo.