Martin Shkreli del nga burgu me 5 mln dollarë garanci, dorëhiqet si Drejtor

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli ka dalë nga burgu pasi ka paguar një garanci prek 5 milionë dollarësh, por ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i drejtorit të kompanisë farmaceutike, Turing.Dorëheqja pason arrestimin e  tij nga FBI me akuzën e shkeljeve fiskale.Ka zgjatur fare pak qëndrimi në qeli i shqiptarit më të urryer në botë, biznesmenit të farmaceutikës Martin Shkreli.Ai është liruar pasditen e të enjtes, pasi pagoi 5 milionë dollarë si garanci për lirimin e tij me kusht.32-vjeçari shqiptar u arrestua dje nga FBI në shtëpinë e tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me akuzën e mashtrimit për shmangie të taksave.Prokurorët e akuzuan për marrjen e disa aksioneve në mënyrë të paligjshme nga Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që ai e themeloi në vitin 2011, dhe e përdori atë për të paguar borxhet e mosmarrëveshjeve të përfunduara të biznesit.Ai u largua më pas nga kompania, ku ishte dhe kryeshefi ekzekutiv, duke u paditur nga brodi i saj, shkruan Bloomberg BusinessShkreli është akuzuar se ka bërë përfitime të fshehta.Shkodrani shkaktoi një stuhi kritikash mbi çmimet e një ilaçi për trajtimin e SIDA-s. Ai u bë i njohur botërisht pasi rriti çmimin e ilaçit kundër AIDS nga 13.5 në 750 dollarë.