Komisioni i Ekonomisë kërkon të dijë borxhet që qeveria do të marrë në 2016

Komisioni i Ekonomisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të përgatisë një listë të detajuar për të gjitha fondet që do të marrë gjatë 2016. Anastas Angjeli deklaroi se kjo është e vetmja mënyrë për të ditur se sa borxh po merret. Këtë kërkesë e ka mbështetur edhe opozitaTirane- Nisur nga shqetësimi për nivelin e lartë të borxhit publik Komisioni i Ekonomisë i kërkoi Ministrisë së Financave një listë të detajuar me të gjitha fondet që do të merren gjatë vitit të ardhshëm.Deputeti socialist Anastas Angjeli deklaroi se vetëm duke e pasur të qartë situatën e marrjes së borxhit mund të punohet për ta ulur atë.Anastas Angjeli:  Të kemi një grafik dhe të na i dërgoni paraprakisht. Sa marrëveshje parashikohen gjatë vitit 2016 për marrje borxhi dhe përse, me qëllim që gjithë këtë inisiativë kaq të mirë që kemi marrë për ta kthyer borxhin në trajektore në ulje ta kemi nën kontroll dhe ta ndjekim gjatë gjithë vitit sa më mirë. Kryetar vini një afat, deri nga data 15- 20 janar para se të nisë sezoni i ri.Kjo kërkesë u bë gjatë diskutimit të një marrëveshje për marrjen e 25 milion eurove për dixhitalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për të cilin kreu i komisionit kishte paqartësi.Erjon Braçe: “Për gjithë çfarë ju parashikoni të shpenzoni 25 milionë euro. Gjithashtu për atë shqetësim që u ngrit këtu për mbivendosjen e financimeve në projekte të këtij lloji.Nëse ka apo jo."Opozita i dha mbështetje kërkesës së deputetëve socialistë që të gjitha institucionet të paraqesin një listë të detajuar për të gjitha fondet që kanë marrë dhe do të merren për vitin e ardhshëm./Oranews.tv/