Qendra e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë pa kuadër të kualifikuar
Në qendrën e specializuar për personat me aftësi ndryshe, ku trajtohen dhe gratë e dhunuara, nuk ka ekspertë. Drejtori i Qendrës apelon për fonde nga Ministria e Mirëqënies Sociale në mënyrë që personat vunerabel të kenë mundësi të trajtohen me terapistë, psikologë, apo logoped.Qendra e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Kukës prej vitesh nuk ka një staf të mjaftueshëm dhe të kualifikuar për ofrimin e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe, apo grave të dhunuara.Drejtori i Shërbimeve Sociale në Bashki ka kërkuar mbështetje me fonde nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në mënyrë që të ketë mundësi afrimi pranë qendrës, të terapistëve, infermierëve, psikologëve dhe lokopedistëve.Dileman Nela: Të jetë një qendër e madhe rajonale ndoshta, multifunksioanle që tu shërbejë të gjithë shtresave në nevojë. Duhet marrë parasysh që deri tani Komunat nuk kanë qenë të përfshira. Sot janë 13 mijë fëmijë, pavarësisht se nuk ka një kuadër të kualifikuar qoftë terapistë, infermierë, psikologë që të merren me trajtimin dhe transportin e tyre.Mungesa e stafit të kualifikuar pranë kësaj Qendre ka sjellë mungesë të shërbimeve të specializuara të grupeve vunerabël, të cilët në Kukës janë në numër të madh.