Kurtit, Topallit e Haxhiut u shtyhet paraburgimi për dy muaj. Reagon VV
Burime brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë konfirmuan për KosovaPress se pas ngritjes së aktakuzës penale ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, dhe Faton Topallit, me vendim të gjykatësit përkatës, dje të tre deputetëve i është shtyrë paraburgimi për dy muaj.Deputetes Kadaj-Bujupi, ndaj të cilës po ashtu është ngritur aktakuzë penale i vazhdohet arresti shtëpiak në kohëzagjatje të njëjtë.Më 16 dhjetor, Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se është ngritur aktakuzë penale kundër Kurtit, Haxhiut, Kadaj-Bujupit dhe Topallit.Që të katër deputetët akuzohen për përdorim të mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar.“Të pandehurit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli, akuzohen që secili veç e veç kanë kryer veprat penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë”, thuhej në komunikatën e Prokurorisë Themelore.Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për shtyrje të paraburgimit ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila paralajmëroi se mbajtja e deputetëve në burg do të ketë kosto të madhe për Qeverinë.Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Vetëvendosjes:
MBAJTJA NË BURG E DEPUTETËVE, DO TË KETË KOSTO TË MADHE PËR QEVERINËGjykata Themelore e Prishtinës, me një trupë...Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on 2015-12-18