Sfida Tirana-Vllaznia, po parkuat makinën te “Selman Stërmasi”e merr karrotreci

Tirana dhe Vllaznia do të përballen nesër në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndeshje kjo e vlefshme për Kampionatin e Shqiperisë.Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes.  Blutë njoftojnë të gjithë qytetarët  se duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv të futbollit do të ketë ndalim qëndrimi dhe parkimi të mjeteve në zonat përreth stadiumit ”Selman Stërmasi” dhe për mjetet që do të konstatohen të parkuara gjatë kësaj ore nga shërbimet e policisë rrugore do të merren masa për heqjen e tyre nëpërmjet mjeteve ngritëse (karotrecë).Gjithashtu do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në rrugën “Gjik Kuqali”, “Gjon Bue Shpata” , në rrugën që të çon prapa shkollës “Emin Duraku” si dhe në zonat përreth stadiumit “Selman Stërmasi” .Policia e kryeqytetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve, për të shmangur qarkullimin me mjete në këto akse rrugore.