Shqipëri-Itali, shërbim në një zyrë të vetme noterie për qytetarët e dy vendeve
Shqipëria dhe Italia po shohin mundësinë që qytetarët e të dy vendeve të marrin të njëjtin shërbim në dhomat e noterëve, pavarësisht vendodhjes.Gjatë takimit mes Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe homologut të tij italian, Andrea Orlando, u diskutua gjithashtu edhe për transferimin e të burgosurve.Manjani: Biseduam për mundësitë e transferimit të shtetasve shqiptarë dhe jo vetëm në Itali dhe Shqipëri. Ramë dakord për një kalendar pune të përbashkët që ka të bëjë jo vetëm me shkëmbimin e personave por edhe përvojave më të mira.Biseduam dhe për një çështje që unë e kam ngritur dhe me dhomat e noterisë italiane dhe shqiptare, nëpërmjet të cilave ne duam të arrijmë një objektiv të përbashkët, që t’u shërbehet qytetarëve italianë dhe shqiptarë në një zyrë të vetme, qoftë kjo në një zyrë të noterit italian në Itali apo zyrë noteri shqiptar në Shqipëri. Kjo do të kishte të njëjtën vlerë ligjore për të krijuar një standart shërbimi të përbashkët.I pyetur nga Ora News, mbi miratimin e paketës së dekriminalizimit, Ministri italian tha se kjo është një arritje e rëndësishme, jo vetëm për politikën por edhe për sistemin e drejtësisë.Orlando: Është një hap i rëndësishëm, pasi këtë hap e ka ndërmarrë edhe Italia disa vite më parë. Besoj se ky hap është perceptuar si i rëndësishëm edhe nga vetë forcat politike të cilat kanë rënë dakord për të. Ndërhyrja në sistemin e drejtësisë kërkon gjithmonë forcime për unitet sa më të madh të mundshëm.Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë italiane, Andrea Orlando ju përgjigj kërcënimeve të marra përmes një letre që mbante firmën e ISIS.Orlando: Ajo që mund të them është që vërehen edhe simbolet e xhihadit, dhe ajo që mund të them është se Italia ka ndërmarrë një sërë masash në luftën ndaj këtyre fenomeneve me karakter dhe terrorist dhe xhihadist. Ne do të ecim përpara me luftën ndaj këtyre fenomeneve.Gjatë vizitës në Tiranë, Orlando u prit në takim edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me të cilin ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.Tahiri: Ne dimë që sfidat në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit nuk njohin kufij. Ne dimë që përpjekja jonë e përbashkët duhet të jetë intensive. Ashtu siç dimë që rezultatet janë parathënia më e mirë për rezultatet konkrete dhe të qëndrueshme në kohë (që duhet të kemi jo vetëm për reformimin e drejtësisë penale në vend por dhe në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit).Krijimi i një platforme solide bashkëpunimi për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme në mënyrë që bashkëpunimi mes dy vendeve dhe agjensive ligjzbatuese të prodhojë atë që duan qytetarët në Shqipëri, pse jo dhe në Itali, në luftën kundër shqëtësimeve të përbashkëta: krimit të organizuar dhe terrorizmit.Biseduam për masa konkrete, për sfida e hapa konkretë bashkëpunimi, për rezultatet konkrete që presim bashkarisht në këtë kuadër.Orlando: Ne bartim mbi supe një bashkëpunim të shkëlqyer përsa i përket luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar, dhe duhet ta vëmë këtë në përdorim dhe të intensifikojmë më tej edhe për dy situata emergjente me të cilat ne po përballemi; njeri që ri-del është ai i emigracionit, pikërisht emigracioni klandestin; dhe tjetra që paraqitet thelbësisht e re dhe e rrezikshme siç është terrorizmi i markës xhihadiste. Rrugëtimi është i njëjti pra ai që ne kemi pasur përherë, është i thjeshtë për ta kryer por gjithsesi i vështirë për ta parapërgatitur. Sepse nuk bëhet fjalë për të përputhur dy sisteme ligjore që kanë edhe dallime ndërmjet tyre, por edhe se duhet të koordinojmë kompetenca të ndryshme ndërmjet dy subjekteve shtetërore. Sot përballuam çështje të ndryshme me një vendosmëri: t’i përballojmë të gjitha problematikat si të ishim një, sepse armiqtë janë të përbashkët dhe të përbashkëta duhet të jenë dhe aftësitë tona vepruese.