Qëllon policinë gjatë operacionit antidrogë, plagoset kultivuesi i kanabisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2015, 15:38
Përplasje me armë mes policisë së Matit dhe një kultivuesi të dyshuar të kanabisit gjatë një operacioni antikanabis në Gurrë.Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Rasim Kurti 19 vjeç nga fshati Gurrë i Matit.Personi që ngriti armët ndaj policisë ndodhet në policinë e Matit, jashtë rrezikut për jetën.Për fat të mirë nuk pati të lënduar nga radhët e policisë.