Shenjtërimi i Nënë Terezës, Angelo Massafra: Lajm i madh për kombin shqiptar

Kisha katolike shqiptare ka marrë këtë fundvit një nga lajmet më të shënuara nga selia e shenjtë, shpalljen shenjt të Nënë Terezës, bijës me trup të vogël, por me zemër të madhe te kombit shqiptar.Nje moment të shënuar e quan Arqipeshkvi i Shkodrës njëherësh edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra.Imzot Angelo Massafra: Sot në meshë e kam thënë këtë lajm të mirë se shumica nuk kishin dëgjuar fare. Një lajm shumë i gëzueshëm dhe e kemi pritur se po flitej me kohë se viti 2016 do të ishte viti i mbarë që të shpallej shenjtëreshë. Arriti kjo kohë.Është një nder për ne shqiptarët, që nëna e njerëzimit të shpallet shenjtëreshë. Një gjë e madhe. Dalim përsëri në pah si komb dhe shqiptarë para botës.Një 35 vjeçar nga Brazili i diagnostifikuar me 8 apsese në tru,  falë lutjeve kushtuar Nënë Terezës ai arriti të shpëtojë dhe ka qenë ky rasti i dytë i mrrekullisë që ka çuar edhe firmosjen e dekretit nga ana e Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënë Terezës. Imzot Massafra e shpjegon mrekullinë si një vullnet të Zotit…..Imzot Angelo Massafra: Këto gjëra kërkojnë kohë se njerëzit nuk e dinë. Kongregada për çështjen e shenjtërve nuk është një gjë e lehtë, përbëhet nga komisione të ndryshme, mjekë, shkenctarë, teologë dhe historianë. Secili ka studiuar  pjesën e vet. Në fund është arritur në konkluzionin se është e pashpjegueshme nga ana njerëzore një shërim i tillë. Dhe Papa e ka firmosur. Tani pritet të shpallet publikisht dhe caktohet data.  Mendoj se do të jetë në muajt e parë të 2016.Data e saktë e ceremonisë zyrtare të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan do të bëhet publike gjatë ditëve të ardhshme dhe pse me shumë mundësi flitet për datën 4 shtator, e diela pranë datës 5 shtator që njihet dhe si dita e Lumturimit të saj nga Papa Gjon Pali i II.