Liberalizimi i vizave për Kosovën, mbeten edhe tetë kritere
Komisioni Evropian publikon raportin vendimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës për vitin 2016, në të cilin janë vlerësuar përparimet e arritura në përmbushjen e kritereve, por janë nënvizuar gjithashtu kriteret që kanë mbetur për t’u përmbushur.Dimitris Avramopulos, i ngarkuari i Komisionit Evropian me çështje të migracionit dhe punëve të brendshme, në një takim me gazetarët tha se kanë mbetur vetëm edhe tetë kritere dhe sapo të përmbushen ato, do të bëhet rekomandimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës."Sa më shpejtë që Kosova të përmbush këto kritere, Kosovës do ti hiqen vizat. Më lejoni të theksoj që jam i kënaqur që prej vitit 2014 Kosova ka punuar t’i përmbush kriteret, dhe jam i bindur që Kosova do t’i përmbush të gjitha kriteret dhe që Komisioni të aprovojë që të hiqen vizat në fillim të 2016’ës",", tha Avramopulos në konferencën për media."Unë do të udhëtojë në Kosovë në fillim të vitit 2016, që 8 fushat e mbetura të finalizohen", tha Dimitris Avramopulos./Oranews.tv/