Drogë dhe prostitucion, 31 të arrestuar nga klanet Anemolo-Zonno, edhe shqiptarë

Policia italiane e qytetit të Barit ka vënë nën arrest 31 persona mes të cilëve dhe disa nënshtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, zhvatje parash me dhunë, mashtrim financiar në dëm të shtetit, shfrytëzim e favorizim prostitucioni, armëmbajtje pa leje etj.Operacioni i koduar "Podestà" ka vënë nën arrest me burg 21 persona e për 10 të tjerë është lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.Të 31 personat e arrestuar janë anëtarë të 3 grupeve kriminale në lidhje interesash mes tyre, dy prej të cilëve janë klanet e njohura mafioze Anemolo e Zonno.Hetimet e policisë italiane të nisura në mars të vitit 2012 kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të klaneve mafioze e sekuestrimin e 1.5 kg heroinë, 10 kg marijuanë, 52 kg hashash, 4 kg kokainë.Gjithçka nisi nga një zjarr i qëllimshëm i vënë një restoranti të zonës, tentativë e qartë e kërcënimit ndaj pronarit për zhvatje parash me dhunë.Akte të tilla kriminale policia italiane ka dokumentuar dhe në dëm të disa sipërmarrsve ndërtimi në këtë territor.Ky aktivitet i kryer nga klani mafioz Anemolo zbuloi dhe lidhjen e këtij grupi me klanin tjetër mafioz Palermiti i specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike të çdo tipi.Ky klan mafioz furnizohej me sasi të mëdha droge nga grupi i shqiptarëve.Këto grupe kriminale ishin furnizuesit kryesor të drogës në rrethinat e Barit, Foggia, Basilicata e Calabria.