Rishikimi i buxhetit, shkurtohen me 20 mln euro fondet për shëndetësinë

Rishikimi i buxhetit që u bë pak ditë më parë me akt normativ ka ulur fondet për qeverinë qendrore. Ministria që preket më shumë është ajo e Shëndetësisë me 20 milionë euro më pak. Shkurtim fondesh janë bërë edhe për aparatin e Kryeministrisë, disa Ministri, si dhe ndaj institucioneve të pavarura, si Kontrolli i Lartë i Shtetit.Qeveria ka shkurtuar shpenzimet për Ministritë dhe disa institucione të tjera me aktin normativ të publikuar pak ditë më parë në fletoren zyrtare.Janë rreth 5.2 miliardë lekë që do të rialokohen nga projektet me ecuri me ecvuri më të ngadaltë drejt destinacioneve të tjera.Tkurrja më e madhe të fondeve është bërë për Ministrinë e Shëndetësisë me 20 milionë dollarë, ose 7.5% më pak.Fondet do të shkurtohen edhe për aparatin e Kryeministrisë me 14%, për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik me 22 %, Ministrinë e Financave me mbi 7%.Shkurtimet janë bërë edhe ndaj institucioneve të pavarura, të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, fondet e të cilit u shkurtuan me 8%.Për qeverinë, rishikimi i buxhetit, i dyti për këtë vit nuk prek treguesit kryesore, si të ardhurat shpenzimet dhe defiçin buxhetor, por thjesht bën rishpërndarje fondesh sipas prioriteve.Argumente këto që hidhen poshtë nga opozita, që pretendon se në pamundësi për të realizuar buxhetin sipas planifikimeve të bëra në fillim të vitit, qeveria po e shndërron në një proçedur rutinë rishikimin e draftit më të rëndësishëm të financave publike me akt normativ.