Situata e acaruar politike, biznesi jep alarmin: Po largohen investitorët e huaj
Komuniteti i biznesit lëshon alarmin për largimin e investitorëve të huaj nga vendi për shkak të situatës së acaruar politike në vend.Kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, deklaron se vetëm ditët e fundit dy investitorë, gjermanë dhe italianë kanë marrë vendimin për të mos investuar në Shqipëri, duke hequr dorë nga projektet e tyre me vlerë 20 milionë euro për të ngritur ndërmarje fasoni në zonën e Cërrikut dhe aksin Tiranë-Durrës.Gjika: Biznesi i ka prerë shpresat, nuk ka më shpresa. Të dy partitë e mëdah politike që grinden e grinden dhe vetëm na largojnë nga rruga drejt ekonomisë. Kam dy emaile, të dy investitorët, ta marrin vesh dhe ata që janë të interesuar se janë në zona shumë të varfra, të cilët e kanë spostuar projektin e tyre 6-12 muaj.Sulçe: Janë investitorë të huaj?Gjika: Investitorë të huaj me impakt shumë të madh në këto zona shumë të varfra.Sulçe: Për shkak të situatës politike?Gjika: Pa diskutim, ata kanë informuar edhe autoritetet vendore përkatëse, dy investime shumë të mëdhaja.Investimet e huaja janë tkurrur gjatë këtij tremujorit të tretë të këtij viti.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në këtë periudhë niveli i investimeve të huaja direkte ishte rreth 10% më i ulët krahasuar me fluksin prej 256 milionë eurosh të një viti më parë.Gjithsesi, për 9 mujorin investimet rezultojnë me një zgjerim prej 16%, por dukshëm rritja është ngadalësuar në raport me 33% që ishte për 6 mujorin.Investimet e huaja janë konsidreuar këtë vit si një ndër burimet kryesore që kanë ushqyer rritjen ekonomike dhe kanë sjellë valutë në ekonomi.