Trazira në Hollandë mbi planin e ndërtimit të qendrës së azilit për refugjatët

Një takim në një nga qytetet e Hollandës për të disktuar nëse duhet të ndërtohet një qendër e re për emigrantë është braktisur kur disa persona që e kundërshtonin këtë u rebeluan.Protestuesit në Geldermalsen shkulën gardhet dhe hodhën fishekzjarre ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj me të shtëna paralajmëruese.Vendet europiane po përballen me një numër rekord refugjatët, ndërkohë që emigrantë të tjerë vazhdojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi nga Turqia.Sekretari i Sigurisë së Shtetit në Hollandë, Klaas Dijkhoff tha se protestuesit e kishin kaluar cakun.Kriza e emigrantëve pritet të jetë në qendrën e diskutimeve në samitin e liderëve të BE-së që do të zhvillohet ditën e sotme._87252900_030604864-1 _87252723_87252722