Mosbindje civile? Bushati: Gjuha e Berishës nuk shkon në fytyrën e Bashës

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar në  “Tonight Ilva Tare” mbrëmjen e së mërkurës, 17 dhjetor, tha se procesi i hapjes së negociatave me BE-së duhet të distancohet nga lufta e brendshme politike. Lidhur me protestat e opozitës dhe thirrjet për mosbindje civile, Bushati tha se veprime të tilla dëmtojnë imazhin  dhe se gjuha e ish kryetarit të PD-së Berisha nuk shkon në fytyrën e kreut aktual Lulzim Basha.Ministri Bushati tha se konkluzionet e Komisionit Europian kanë vlerësuar administratën si një nga prioritetet. Bushati deklaroi se kyci i reformave mbetet reforma në drejtësi.Një çështje tjetër me rëndësi ishte ajo e azilkërkuesve, ku sipas Bushati ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, por që Shqipëra u prek këtë vit.Bushati foli edhe për situatën e brendshme në PS, i cili tha se po punohet për një ripërtëritje.Ilva Tare: A ndikon klima politike për hapjen e negociatave?Bushati: Kam kërkuar që ky proces të distancohet nga lufta e brendshme politike që një vend mesdhetar dhe ballkanik është normale që të jete e polarizuar dhe me akuza sado boshe qofshin ato.Ilva Tare: A i ka shpëtuar?Bushati: Nuk i ka shpëtuar faktikisht, Raporti i KE ishte i qartë pavarësisht se kam dëgjuar përfaqësues të opozitës kundërshti. Konkluzionet janë në mbështetje dhe gjetje të Komisionit EuropianIlva Tare: Administrata a është e depolitizuar?Bushati: Vlerësimi për administratën është më i miri në 5 prioritetet. Përqasja në këtë proces është graduale, trendi është pozitiv. Kjo nuk do të thotë që administrata është profesionale, por trajketorja është solide dhe Shqipëria është velerësuar për këtë. Reforma në drejtësi është kyci i reformave. Është e rendësishme që duhet të shkojmë drejt bisedimeve për anëtarësim. Kemi një koncept strategjik dhe një dakordësi politike për tju drejtuar Komisionit të Venecias. Fakti që Presidenti i ka shkruar Komisionit të Venecias dhe komisioni ka kthyer përgjigje ...Kjo që ju po thoni është qëndrim tjetër, është retorika e përditshme. Unë di që opozita, PD i ka dërguar një dokument Komisionit të Venecias dhe kjo mua më bën të mendoj se PD njeh ekspertizën më të lartë të mundshme.Ilva Tare: Ka një qëndrim PD ku thotë se zëmërimi i protestave do të përfundojë në largimin e qeverisë si Rumania dhe Maqedonia?Bushati: Ky është një qëndrim i kryetarit të PD, është e pavende paralelizmi  me Rumaninë dhe Maqedoninë, është e pavend edhe për shkak të raportit etnik. Por mund t'ju them që në planin institucional ne kemi një kalendar veprimesh dhe të gjithë aktoret politik janë në dijeni. Kjo nënkupton jo thjesht grumbullimin e ekspertizës por edhe korntributi që do vijë nga Komisioni i Venecias.Bushati: Azilkërkuesit, jo vetëm fenomen shqiptarTare: Do flasim pak për numrin e lartë të shqiptarëve që kanë ikurBushati: Çfarë do të thotë numri i lartëTare: Po i lartë, shumë i lartëBushati: Shyqyr që nuk po më thoni , se deri tani kam pyetje që po më thonë se janë zakonisht pyetjet shabllon që bën PD. Çfarë do të thotë numri i lartë?Tare: Po këto diversione nuk ju kanë as hije zoti BushatiBushati: Nuk është diversion është konstatimTare: 100 mijë shiqptarë që kanë ikurBushati: Nuk është e vërtetë, absolutisht nuk është e vërtetë. Nuk është as gjysma e kësaj që po thoni dhe unë ju sfidoj publikisht me shifa, sepse unë kam shifra.Tare: A jemi të dytët pas Sirisë?Bushati: Nga momenti që Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit kaluan të gjitha si vende të origjinës së sigurt fenomeni është reduktuar me 50%. Është ndër të paktët raste që unë mund të rezonoj një nga të paktë pikëpmaje që e ka thënë Aleksandër Vucic. Këta nuk janë refugjatë, ky gjuhet nomadizëm ekonomik, këta janë nomadë që për shkaqe të ndryshme kryesisht të karakterit ekonomik tentojnë të përiftojnë benefitet që ka sistemi i azilit në Gjermani dhe...Tare: Po nuk qëndron ky argument se ka qenë ambasadori gjerman në Komision dhe ka thënë që këta që kanë ikur janë njerëz me të ardhura të miraBushati: Ishte një fenomen që vjet ka prekur Serbinë, Maqedoninë, Kosovën...Tare: Po nuk kanë qenë të dytëBushati: Serbët kanë qenë vjet të dytët, serbët këtë vit janë të tretët dhe ky nuk është një fenomen shqiptar.  Fakti që ne kemi një përgjysmim të azilkërkuesve...Tare: U përmirësua Shqipëria këtë muaj?Bushati: Kalimi në listën e vendeve me origjinë të sigurt shkurton afatet proceduriale për të shqyrtuar një këresë për azil. Shkurton të gjitha benefitet dhe shkurajon fenomenin. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer mes policisë së shtetit dhe policisë gjermane.Tare: Po sa janëBushati: As gjysma e asaj që po thoni juTare: Me cilën periudhë po e masniBushati: Për këtë vit se vjet ishte e prekur vetëm Serbia. Jemi besim plotë që deri në fund të vitit ne do të kemi një reduktim, për të shkuar drejt zerimit.Tare: Kemi edhe 200 mijë që kanë aplikuar për llotarinë amerikaneBushati: Nuk e di këtë shifër, realisht nuk e di këtë shifërBushati: Ka debate në PS për funksionimin sa më mirë të programit qeverisësTare: Dje ishit në një takim në Shkodër, media raportoi edhe tensione gjatë takimit. Militantë të ndryshëm që i bënë thirrje Ramës që të kishte ndonjë përfaqësues shkodran atje..Bushati: Unë kam qenë në sallë dhe nuk e kam dëgjuar, megjithatë meqë media e ka raportuar më thoni cili ishte ky person, cila ishte media që e raportoi dhe cfarë ndodhi..?Tare: Dmth nuk ka probleme me bazën në Shkodër?Bushati: Kjo është një cështje tjetër, që a ka debate ne nivele të ndryshme, kjo është nëj cështje tjetër dhe PS nuk mund të konceptohet pa debate. PS nuk është një repart ushtarak, nuk është pronë e një individi dhe kjo është arsye se pse nuk e ka selinë në SHUQPTare: Mendokeni ndryshe nga Blushi i cili thotë se është pothuajse një pronë private..Bushati: Po pikërisht se PS është forca më vitale në Shqipëri edhe zoti Blushi është i lirë të shprehë mendimin e tij, qoftë kjo edhe i kundër me opinionin tim.Tare: Megjithatë ju thoni që ka probleme në bazë?Bushati: Ka debatë në bazë, debatë që kanë të bëjnë jetësimin më të mirë të programit të PS. Ka njerëz që kanë pritur që ne të bëinim të njëjtën gjë që bënte Berisha. Të fshinin administratën publike, ka diskutime sesi mund të riorganizohet PS në sfidat e ardhshme elektorale.Bushati: Une pinjoll i komunistëve, Berisha relika e gjallë e komunizmitTare: Berisha u shpreh se Rama ishte i shoqëruar nga dy pinjollë të diktaturës, duke ju referuar ju dhe zotit BeqajBushati: Unë e kam thënë që po unë jam pinjol i dy prindërve komunistë, por nëse unë jam pinjol, Berisha është relika më e gjallë e komunizimit.  Por Berisha nuk e ka as me mua as me familjen time. Familja ime ka një traditë, ka disa breza, ka pasur njerëz me formime dhe botkuptime të ndryshme. Berisha e ka problemin me fëmijët e tij, po unë nuk e ndihmoj dotë në këtë pikë. Edhe mbajtja peng e PD nuk e ndihmon dot gjatë.Mosbindje civile? Bushati: Gjuha e Berishës nuk shkon në fytyrën e Bashës  Tare: Lidhur me politikën e brendshme dhe ndikimin e saj në politikën e jashtme Z.Bushati doja t'ju pyesja për thirrjen e opozitës për mosbindje civile dhe ndikimin që ka në klimën që krijohet me partnerët tanë ndërkombëtarë.Bushati: Për shembull?Tare:Si reagojnë partnerët tanë kur dëgjojnë se në Shqipëri do të ketë mosbindje civile?Bushati: Në fakt un dëgjova Znj.Vokshi dhe të them të drejtën Albana më kujtoi Vjollca Vokshin e 97-ës. Më kujtoi motrën kur në televizion bënte thirrje për shtypjen me dhunë të protestës që ishte në Jugun e Shqipërisë .Tare: Si i jepni jehonë diçkaje që nuk është vërtetuar kurrë që ekziston?Bushati: Jo jo besoj e mbajmë mend të gjithë Vjollca Vokshin, Nuk e di a keni qënë atëherë në tregun mediatik.Tare: Po e mbaj mend. Atëherë kam qënë dhe nuk mbaj mend të jetë bërë një deklaratë e tillë.Bushati: E njohim të gjithë prandaj them Këto janë deklarata që nuk i bëjnë mirë as opozitës, natyrisht as imazhit të Shqipërisë , as klimës politike në vend siç mendoj që nuk ia rrisin dot as tonin e zërit me zor Z.Basha sepse shihet shumë qartë, nuk ka nevojë të jesh as specialist i medias as spindoctor për të kuptuar që mes asaj që thotë dhe mendon Z.Basha ka një hendek të madh sa një oqean dhe gjuha e Sali Berishës në fytyrën e Lulzim Bashës nuk shkon.Bushati: Berisha, presion ambasadorëveTare: Duket sikur ka një marrje përsipër, zotërimit të përmbajtjes së reformës në drejtësi nga ambasadorët kryesorë në vend, SHBA, BE, ambasadorit gjerman, mos është tepëruar pak ndëerhyrja e tyre dhe ka bërë që Berisha ta quante gati rol guverantorësh këtë të ambasadorëve?Bushati: Sa më shumë të maturohet ambienti politik në Shqipëri aq më pak do evidentohet në publik roli i ambasadorëve. Nuk kam komentuar qëndrimet e ambasadorëve të huaj. Në momente kur kam një qëndrim preferoj rrugën e komunikimit zyrtar. Sali Berisha është mësuar për ta bërë këtë gjë. Me të gjithë ambasadorë amerikane ka pasur një qëndrim, mendon se sic i ka bërë presion një pjesë të shoqërisë, mendon se i bën edhe atyre. Ambasadorët janë njerëz të zakonshëm, vijnë shërbëjne, ikin, marrin eksperienca etj.Tare: Ndërhyrja për zhvillimet politike a është e tejkaluar?Bushati: Besoj se ka rezonacë nga fakti që ka një nevojë urgjente për të pëmrirësuar në mënyrë radikale sistemin e drejtësisë, forma sesi jepet ky mesazh mbetet për tu konsideruar. Sa më shumë ujdi brenda nesh, atdhetashur për shtetndërtitmin aq më pak evidentohet roli i ambasadorëve.Tare: Pyetja ime lidhet me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme..Bushati: Krejt normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ju e dini. Këto nuk janë protesta për një qeveri teknike, por protesta për të legjimituar një kyetar. Kjo është një debat që ja lë opozitës.Tare: Në Shkodër u dëgjua që Rama i tha dikujt dilni jashtë?Bushati: Kjo që po thoni më duket si filmi “Lulukuqe mbi muret”. Ka pasur një diskutim krejt të hapur, krejt të shëndetshëm, asnjë lloj situate tensioni, asgjë tjetër. Thjesht kemi diskutuar si mund të forcohen strukturat e PS. Sesi PS edhe në Shkodër të jetë fituese, sepse është fakt i njohur që nuk jemi të kënaqur......Bushati: Procesi i ripërtëritjes së PS të rinisë dhe të jetë sa më i plotë.Tare: Do të këtë zgjedhje për kryetarBushati: Opinionin tim personal përsa kohë unë jam anëtar i PS dhe ministër e kam personal. Unë jam njeri politik dhe kam frikë se po më ngatërroni me njerëz të cilët shpesh nuk e dinë vijën ndarëse mes opinionit personal dhe atij politik.Zajednica, Bushati: Serbia edhe Kosova kanë bërë komprmise të dhimbshmeBushati: Situata në Kosovë nuk është një situatë që ndihmon funksionalitetin e shtetit dhe mbi të gjitha aftësitë e Kosovës për të qenë prezente në disa nisma ndërkmëbtare. Natyrisht cfarëdolloj ekstremizmi që cënon funksionalitetin e Kosovës dhe ecjen përpara në procesin e integrimit euroatlantik, natyrisht që ka një shqetësim shtesë për shkak të asaj që unë thashë subjektivitetit juridiko ndërkombëtar të cunguar.Tare: Sipas VV cënon vetë shtetin e Kosovës dhe marrëdhënien me Serbinë...Bushati: Këtu kemi hyrë në cështjen substanciale. Vlerësimi im është se në Kosovë ka aktore që nuk mund të jenë të interesuar për zgjidhjen e kësaj situate. Me cfarë shoh unë përsa i përket marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka një hap të hedhur nga qeveria e Kosovës, përsa i përket përfshirjes së ekspertizës kombëtare dhe ekspertizës ndërkombëtare, një hap i dakortësuar edhe me qeverinë e Malit të Zi. Besoj se këto cështje janë të një rëndësie të vecantë. Është e natyrshme të ketë edhe debatë, por duhet të mbizotërojë racionaliteti dhe arsyeja. Le të mos harrojmë që motoja kryesore e politikës kosovare ka qenë fakti i marrëdhenieve të mira me fqinjët me përjashtim të Serbisë. Një fakt që u demonstrua edhe në votimin e UNESC-os, ku vende fqinje si Mali i Zi apo Maqedonisë edhe pse ishin në trysnin serbe zgjodhën të votonin për Kosovën. Prandaj cdo lloj shqetësimi duhet të marrë në konsideratë një këndshikimi më të gjerë sesa thjesht marrëveshja në fjalë.Tare: A është problematike për Tiranën zyrtare marrëveshja në fjalë?Bushati: Mua më duket racionale. Ne kemi qëndrimin tonë për marrëveshjen në fjalë dhe është shumë racionale fakti që ka një hapje nga ana e qeverisë për të përfshirë  ekspertët vendor dhe ndërkombëtare që propozon opozita në këtë proces.Tare: Tani pas faktit të kryer, pasi është firmosur marrëveshja?Bushati: Ka dakordësi së bashku me qeverinë e Malit të Zi. Është një marrëveshje që nuk është bërë symbyllazi, por është një cështje që unë e lë në gjykimin e autoriteteve në Kosovë. Ajo që më intereson mua është se cdo kundërshti që vjen për këtë marrëveshje duhen parë në një kuadër më të gjerë sepse mund të dëmtojë aspiratat e Kosovës sesa vet marrëveshje në fjalë.Cëshjta e Zajednicës është një cëshjte delikate. Si Serbia edhe Kosova kanë bërë komprmise të dhimbshme që i kanë mundësuar të dyja shteteve një rrugë të qartë drejt integrimit.Tare: Cfarë do të thotë të dhimbshme?Bushati: Do ta saqroj, po dua të them se falë marrëveshjes së 2013 dhe procesit të dialogut dhe procesit që unë kam ndjekur vetëm VV ka qenë kundër të gjithë aktorët e tjerë kanë qënë pro dhe e kanë duartorkitur. Fal kësaj marrëveshje Serbia ka bërë hapa përpara dhe Kosova ka bërë hapa para.