Ceremonia mortore e viktimave të Bostonit
U zhvilluan dje në Boston ceremonitë mortore për dy viktimat e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit.Tetë-vjeçari Richard Martin u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni private familjare. Ai u vra të hënën e kaluar duke pritur për babain e tij për të përfunduar maratonën. Nëna e tij dhe motra e vogël u plagosën rëndë nga shpërthimi.Gjithashtu të martën u varros edhe Sean Collier, oficer sigurie i Institutit Teknologjit të Massachusettsit që u vra tre ditë pas shpërthimeve, ndërsa të dyshuarit po ndiqeshin nga policia.Dy persona të tjerë gjithashtu u vranë nga bombat, menaxherja e një restoranti, Krystle Campbell dhe studenti, i lindur në Kinë, Lu Lingzi.Gjithashtu të martën, Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Thomas Menino tha se një fond për të ndihmuar të plagosurit nga shpërthimet që ka arritur në 20 milionë dollarë në më pak se një javë. Z. Menino i quajti të jashtëzakonëshme përgjigjet për ndihma nga e gjithë bota, dhe më shumë se ai mund t'i imagjinonte.