BE: Përparime të qëndrueshme, duhet reforma në drejtësi
Bashkimi Europian ka publikuar konkluzionet për progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e 5 prioriteteve ku vlerësohet përparimi i qëndrueshëm të bërë në trajtimin e tyre për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit". Në mbledhjen e të martës, ministrat e Jashtëm të BE kanë vlerësuar veçanërisht reformën në administratën publike dhe përgatitjen e një reforme të plotë të sistemit gjyqësor".Por ata nënvizojnë se për hapjen e negociatave, duhet të përmbushen të gjitha detyrimet e përcaktuara, ku kryesore mbetet reforma në drejtësi, e cila sipas ministrave të Jashtëm të BE është kyce për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se mund të jetë transformuese dhe për reformat e tjera".Po ashtu minsitrat e BE shprehen se nevojitet një progres i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës".Për procesin e dekriminalizimit, për të cilin palët kanë arritur dakordësinë, BE kërkon miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, duke nënvizuar se në këtë mënyrë do të forcohet besimi i qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike".Në konkluzionet mbi Shqipërinë përmendet dhe nevoja për "një legjislacion efikas dhe masa për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat antidiskriminuese", ndërsa lidhur me ekonominë theksohet se "Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj ekonomike që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë.BE inkurajon Shqipërinë të vazhdojë të trajtojë informalitetin e lartë në ekonomi e të përmirësojë klimën e biznesit dhe të investimeve, ku nevojiten përpjekje të mëtejshme". Por ministrat e Jashtëm të BE theksojnë se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin Europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt integrimit.