Liberalizimi i vizave, Thaçi: Marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët

E ka quajtur marrëzi Ministri i Jashtëm njëkohësisht zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi vendimin e Bashkimit Europian për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e vendit të tij.Menjëherë pas publikimit të konkluzioneve të pakos së zgjerimit të Këshillit të unionit në një reagim në facebook, Thaçi e quan vonesë të pakuptimtë, provokuese dhe rezultat i paaftësisë së Brukselit.Thaçi: “Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës”.Thaçi shkon edhe më tej, duke  akuzuar Bashkimin Europian për qëndrim diskrimunues ndaj Kosovës, një qasje e cila do të rrezikojë edhe dialogun me Serbinë.Thaçi: “Kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t'i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.Good luck EU!- e mbyll Thaçi reagimin, teksa vendimi i BE-së vjen në një periudhë të vështirë për politikën kosovare, ku opozita ka bojkotuar parlamentin dhe po mban protesta të vashdueshme kundër nënshkrimit të marrëveshjes së asociacionit me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.  thaci ne fb