Dhoma Zgjedhore kundër tre mandateve për të zgjedhurit vendorë
Tirane- Dhoma Zgjedhore, i ka kërkuar Kuvendit të mos ndryshojë variantin fillestar të draftit për ligjin e vetëqeverisjes vendore, i cili kishte një kufizim deri në 2 mandate për të zgjedhurit vendorë.Vendimi fundit për ta çuar në tre mandate konsiderohet regres nga Dhoma Zgjedhore. Sipas përfaqësuesve të kësaj dhome, ky vendim është kthim pas, duke argumentuar se të gjithë kryebashkiakët që kishin një mandat të 3-të u proceduan penalisht për abuzime me detyrën.Gerti Shella (INFOCIP): Përvoja shqiptare në qeverisjen vendore dikton sot më shumë se kurrë kufizimin e mandateve në dy të tilla. Vetëm në fillim të këtij viti kryebashkiakët e qyteteve të rëndësishme me nga dy mandate në detyrë që kërkonin një të tretë në kuadër të zgjedhjeve u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dhjetra ishin dhe kryekomunarët e proceduar.Kristaq Kume: Do të përdorim mekanizma të tillë shtrëngues siç është kufizimi I të drejtës së të zgjedhurit jo më shumë sesa dy mandate"Ndryshimi i draftit fillestar të ligjit të qeverisjes vendore, sipas Dhomës Zgjedhore shkon dhe në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve por dhe me procesin konsultativ e me grupet e interesit./Oranews.tv/