Dëshpërimi i pacientes me kancer: Mos gënje për shëndetësi falas, më mirë na mbyt
Edhe pse po i drejtohej një institucioni shëndetësor të rëndësisë së parë për veriun, siç është spitali rajonal i Shkodres, kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama të ndjekë të njëjtën praktikë. Nën masa të rrepta sigurie, me polici që kishte rrethuar spitalin nga të gjitha anët, madje edhe duke ruajtur nga lartësitë e tij, Rama mberriti rreth orës 14.35 minuta në kryeqendrën e veriut.Në pritje të tij në oborrin e spitalit kishin dalë ministri Ilir Beqaj, deputetë të zonës dhe drejtues vendore. Kamerat siç ndodh në cdo takim të kryeministrit nuk u lejuan pasi pamjet do të sërvirin nga vetë ai.Kryeministri pa nga afër disa prej investimeve të përfunduara dhe të tjera që janë në proçes si reanimacioni i pediatrisë, paliativi, reparti kirurgjisë, imazheria, dhomën diabetike etj. Por ndërsa Rama njihej me këto investime, në mjediset e jashtme të spitalit pacientet dhe të afërmit e tyre e dijnë më mirë realitetin e shëndetësisë. Një prej grave të prekura me kancerin e gjirit, e cila nuk u lejua nga policia t’i afrohej kryeministrit për t’i shprehur shqetësimet e saj, zgjodhi që përmes medias t’i kujtonte premtimin për shendetesi falas. Ajo tha se plot 300 euro i kushton medikamenti që i duhet të marrë për të luftuar këtë semundje të rëndë.Pacientja: "Z.Kryeministër të bëjmë thirrje mos thuaj shëndetësia falas. Këtu në Shkodër të gjitha ilaçet jemi duke i blerë me lekë Z. Kryeministër. Të bëjmë thirrje ose na jep dorën ne ose na mbyt më mirë.300 euro një hap jam duke e blerë për sëmundjen e gjirit. Çfarë është kjo? Ti thua që janë ilaçet falas. Cilat ilaçe janë falas Z.kryeministër? Një gjilpërë jam duke e marrë 300 euro. Verë dorën në zemër Z.Kryeministër për popullin shqiptar ose mos hajde hiç për të na parë. Hiç mos hajde."Pas spitalit, kryeministri i është drejtuar kinema Millenium në Shkoder për tu takuar me anëtarët socialist dhe më pas në turin “Të pastrojmë Shqipërinë”.