Totozani: Ndotja e mjedisit ndikon në cilësinë e jetës, hetim rasteve të denoncuara

Nxitur nga ankesat e shumta të qytetarëve për ndotjen e mjedisit në zonat e banuara, avokati i popullit Igli Totozani organizoi një auditorium në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e ngritura. Avokati i Popullit tha se problemet e ndotjes prekin direkt të drejtat e njeriut dhe premtoi hetimin e të gjitha rasteve të denoncuara.Igli Totozani: “Ne kemi konstatuar se dëmtimi i elementëve mjedisorë ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe ndikon vazhdimisht në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.E veçanta e mjedisit është se dëmtimi i tij nuk prek një person të vetëm por prek një numër të gjërë të madh qytetarësh . Po krijohet një grup i mirë ekspertësh të cilët po mundohen të kujdesen për mjedisin duke e konsideruar atë si pjesë ose si faktor të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarëve tanë."Edhe Ministria e Mjedisit mbështeti nismën e Avokatit të popullit ndërsa garantoi se shumë shpejt në parlament do të miratohet ligji që rrit sanksionet ndaj atyre që ndotin mjedisin.“Ka filluar dhe është bërë gati drafti i Projektligjit të ndryshimit i cili do të shikojë pikat për çështjet e krimit mjedisor , do të vendosi sanksione dhe do të bëjë një përmirësim akoma më të mirë në pjesën e monitorimit të mjedisit në tërësi.”Gjatë këtij viti, Avokati i Popullit ka organizuar auditoriume të veçanta për çështje që prekin drejpërdrejtë interesin e qytetarëve./Oranews.tv/