Kosovë, 30 ditë burg për deputetin e VV Faton Topalli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2015, 14:07
Gjykata Themelore ka caktuar masën e sigurisë për deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli.Mediat kosovare bëjnë me dije se Topallit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak.Ndërkohë lëvizja Vetvendosje ka kërkuar sot lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të opozitës.Dhjetra deputetë të Vetvendosjes janë arrestuar pasi kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e seancave plenare./Oranews.tv/