“Komploti” për vrasjen, mungon Mark Frroku, seanca shtyhet më 21 janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2015, 15:17
Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën në ngarkim të deputetit Tom Doshi, Mark Frrokut që është tërhequr nga mandati i tij i deputetit dhe Durim Bamit.Shkak për këtë vendim në seancën e parë në këtë proces është bërë mungesa e Mark Frrokut.Ndërkaq Tom Doshi ishte i pranishëm në gjyq por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat.Në këto kushte Gjykata vendosi që seanca të mbahet më 21 janar të vitit që vjen.Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur ndaj tyre akuzën e "kallëzimit të rremë" lidhur me denoncimin që bëri Tom Doshi për një skenar për vrasjen e tij dhe deputetit Mhill Fufi.[caption id="attachment_637808" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tom Doshi duke dalë nga Gjykata e Lartë[/caption]/Oranews.tv/