Rishikimi i buxhetit 2015, Opozita: Ulet ndjeshëm fondi i investimeve

Akti normative i qeverise  i cili rialokon rreth 5,241 milionë lekë investime shkaktoi diskutime  në Komisionin e Ekonomisë. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi qeverinë se me mosrealizimiet e të ardhurave gjatë këtij viti në total fondi i investimeve pakësohet me 4.5 miliard lekë.Bode: 2.5 mld më pak ishin nga viti i kaluar dhe 2 hiqni tani, fondi i zhvillimit të rajoneve pra investime lokale pakësohen me 4.5 mld, 45 milionë dollarë. Bëni një listë projektesh këtu dhe ta bëjmë aneks të saj.Angjeli: E para që këto 2 mld nuk hiqen, sepse me aktin noramtiv këto 2 mld sapo i janë dhënë dhe nuk mund ti japim dy herë edhe 2 miliardë edhe 2 miliardë. Nëse ne tani në fund të vitit ja japim dy miliardë skemi pse të kalojmë ato dy miliardë këtu.Kreu i Komisionit të Ekonomisë hodhi poshtë mundesine e dikastereve te ndryshme per  blerjen e makinave të luksit.Braçe: Ato që konsiderohen si shpenzime luksi, makina e të tjera me radhë..nuk ka makina për qeverinë për vitin e ardhshëm. S’ka, zero.Braçe iu pergjigj dhe akuzave se shpenzimet për vitine ardhshem shkojne ne nje pjese derrmuese per rikonstruksione.Braçe: Sepse zotërnjitë që e prodhuan këtë tezë futin brenda tyre edhe rikonstruksionin e shkollave, futin brenda tyre dhe rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.Komisioni i Ekonomisë miratoi më pas projektbuxhetin e viti 2016  nen për nen dhe ia kaloi parlamentit I cili do ta votojë në seancën e ditës së enjte dhe kryetari socialist i komisionit shfrytezoi rastin te komentoje dhe protesten e opozites qe do te mbahet ne te njeten dite ne dyert e parlamentit.Braçe: Protesta e paralajmëruar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha ditën e enjte, vazhdoj ti qëndroj bindjes së plotë që ajo protestë ka lidhje vetëm me një arsye, pengimin e reformës në drejtësi.