Rezolutë për Reformën në Drejtësi: Aplikoni modele efektive

Konferenca Gjyqësore Kombëtare, kërkon nga struktuart e ngarkuara për Reformën në Drejtësi që të hartohet një model funksional dhe të  adobtohen  standardet ndërkombëtare. Një ditë  pasi  kryetari i  gjykatës së lartë , Xhezahir Zaganjori, dhe Prokurori i Përgjithshëm Adritaik Llalla, kërkuan që të mos eksperimentohet me këtë reformë,  konferenca gjyqësore doli  më një rezolutë, ku theksohet se   Reforma në Drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore të thjeshtë e solide.“Është e nevojshme që të adoptohen standardet ndërkombëtare në drejtësi si dhe të referohet në modele dhe sisteme që kanë treguar me të vërtetë se janë efektive dhe të suksesshme. Drejtimet e Reformës në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore të thjeshtë, të qartë, solide si dhe funksionale”Konferenca ka ngritur shqetësimin se gjyqësori ka probleme të cilat ndikojnë në efektivitetin e dhenjes së drejtësisë. Ato  lidhen me cilësinë e vendimeve gjyqësore; kushtet e punës ende të përshtatshme; zhvillimi me vonese dhe zvarritja e proceseve gjyqësore si dhe  niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia./Oranews.tv/