Tryeza e fundvitit, qytetarët s'kanë mundësi të blejnë gjelin e detit

Në Vlorë ka nisur gjerësisht tregtimi i gjelit të detit, simbolit të tryezës së fundvitit. Të pyetur, qytetarët pohojnë se të ardhurat i kanë të pakta dhe jo të gjithë kanë mundësi të festojnë në mënyrë tradicionale ndërrimin e viteve.Vlorë- Gjeli i detit, simboli i tryezes festive te fundvitit, për disa prej qytetarëve vlonjatë konsiderohet i papërballueshëm për buxhetin e familjeve të tyre.Në një vëzhgim të Ora News në tregun ambulant ku tregtohet gjeli i detit, qytetarët e interesuar janë të shumtë, por pasi njihen me çmimin, askush nuk blen.Qytetar: “ Ku e blejmë dot ne. Ne jemi invalidë. Pula është 700 lekë, gjeli 600 lekë. Çfarë të blejmë ne. Ku kemi para. Vetëm po na dhanë ndonjë shpërblim.Qytetar: “Ekonomia është e dobët. Ai që ka para blen. Unë jam pensionist, nuk kam para ta blej dot.Vij shikoj dhe iki.”Qytetar: “Ja pazari plot. Po s’kemi lekë. Do na jepni lekë për vit të ri? S’kemi para ku do i marrim. Janë të shtrenjta, pensionin e kemi të vogël. Kur të na shtohet pensioni do marrim.”Qytetar: “Ky është populli, ky është Viti i Ri. Familjet janë pa bukë jo të kërkojnë Vit të Ri.”Këtë periudhë dhjetori, gjeli i detit shitet me 600 lekë për kg, çmim që pritet të rriten me afrimin e datës së ndërrimit të viteve./Oranews.tv/