Dekorimet e xhelatëve, Rama: Ndjesë për familjen e At Zef Pllumbit e Sami Repishtin

Me 1 vit vonesë dhe vetëm pas presionit të opinionit publik Edi Rama kërkoi ndjesë për dekorimin e persekutorëve të komunizmit dhe u justifikua duke e quajtur veprim mekanik.Edi Rama: E kërkoj ndjesën e këtyre njerëzve, por edhe të gjithë të tjerëve që janë ndjerë keq nga një lajm i tillë, jo sepse jam gabuar, apo kemi gabuar me dashje. Kjo nuk ka ndodhur! Torturuesi famëkeq i Patër Zefit dhe profesor Repishtit nuk e ka marrë për herë të parë vjet, përmes medaljes së Ministrisë së Mbrojtjes, shprehjen e mirënjohjes së qeverisë shqiptare si veteran i luftës. Faktikisht, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thjesht një veprim mekanik, Kategorisë së Parë i jepet kjo medalje.Nga qyteti i Shkodrës në turin, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, Rama tha se për të mos ndodhur situate të tilla ku nderohen ish persekutorët, Këshilli i Ministrave ka propozuar ndyshimet ligjore.  Për bunkerin e ndërtuar pranë ministrisë së Brendshme  Rama tha se vetëm të marrët dhe Partia Demokratike  mund të konsiderojnë atë si glorifikim të diktaturës.Edi Rama: Na qenka bunkeri i ndërtuar tek mjedisi pranë Ministrisë së Brendshme, një monument për të glorifikuar komunizmin. Vetëm të marrët mund ta perceptojnë këtë si të tillë dhe vetëm politika e kriminalizimit mund ta konsiderojë si mjet për të verbuar më tutje njerëzit.Shefi i qeverisë mohoi të ketë bërë deklarata raciste nga qyteti i Sarandës dy ditë më parë.Edi Rama:  Në bregun Jon ka një histori tjetër dhe për atë fola unë, për ata që i solli Saliu nga Alpet e që na dolën pronarë tokash! Për të mos shkuar më tutje dhe për të thënë ca emra.Vizita e Ramës në Shkodër është shënuar nga episode të pakëndëshme. Në kohën kur sapo kishte përfunduar fjalen Ditmir Bushati Minisri i Jashtem, nje nga te pranishmit ne salle ngriti zerin dhe kerkoi qe fjalen ta merrnin socialistet e Shkodres dhe jo Shkodrane te Tiranes si Ministri Bushati dhe Beqja.Rama: A ka mundësi të dalësh jashtë dhe tja lirosh vendin dikujt tjetër aty?! Apo do mbyllesh gojën? E dëgjove cfare te thashe? Gjate takimit  me dyer te mbyllura Rama rezervoi kritika te forta per degen  e PS në Shkoder. Sipas burimeve mesohet te jete shprehur se eshte dega me skandaloze. Me pas jane emeruar dy kordinatore te rinj  per PS e Shkodres Agim Shimen dhe Martin Cubin.Me heret gjate dites gjate ndaleses se pare ne Spitalin e Shkodres nje paciente ka kerkuar te takohet me Kryeministri por eshte penguar nga garda. Me pas ajo dha kete deklarate per mediat:Pacientja: "Z.Kryeministër të bëjmë thirrje mos thuaj shëndetësia falas. Këtu në Shkodër të gjitha ilaçet jemi duke i blerë me lekë Z. Kryeministër. Të bëjmë thirrje ose na jep dorën ne ose na mbyt më mirë.300 euro një hap jam duke e blerë për sëmundjen e gjirit. Çfarë është kjo? Ti thua që janë ilaçet falas. Cilat ilaçe janë falas Z.kryeministër? Një gjilpërë jam duke e marrë 300 euro. Verë dorën ën zemër Z.Kryeministër për popullin shqiptar ose mos hajde hiç për të na parë. Hiç mos hajde." https://www.youtube.com/watch?v=oZIEyyOpoN8