Prokurori i Përgjithshëm "ndëshkon" Hajdarin me transferim
Nuk ka asnje dyshim se reforma ne drejtesi dhe sulmi ne bllok i ambasadoreve ndaj cilësisë së drejtësisë në vend do sillte një mbrojtje ne bllok të vetë sistemit ndaj goditjeve të jashtme. Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm që preken nga reforma në mandatin e tyre u janë kundërvënë hapur ambasadorëve. Dhe jo vetem kaq. Edhe brenda radhëve të drejtësisë kanë nisur përplasjet pro dhe kundër kësaj reforme. Dhe nën shembullin e politikës ata që e mbështesin siç është dhe rasti i Prokurorit të Apelit, Shkelqim Hajdari, duket se po ndeshkohen me transferime që thuhet se janë të pamotivuara profesionalisht.Në ditën kur Ambasadori amerikan Lu lëshoi si rrufe një tjetër deklaratë të ashpër ndaj gjyqtarëve të korruptuar, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk i kurseu rezervat dhe i tërhoqi vëmendjen partnerëve ndërkombëtarë për përdorim të një fjalori negativ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kryeprokurori Llalla, të cilit indërpritet mandati pas reformës në drejtësi duket se është hakmarrë edhe ndaj prokurorëve që e mbështesin reformën. Kështu është komentuar dhe largimi pa asnjë shpjegim apo kriter profesional i Shkëlqim Hajdarit nga prokuroria e Apelit Tiranë, në detyrën e Prokurorit të Shkallës së Parë në Shkodër.Megjithatë, Presidenti I Republikës nuk ka pritur gjatë dhe brenda 24 orëve ka dekretuar propozimin e Llallës, i cili ka pasur dhe një konfrontim fizik të raportuar në media me Hajdarin, kur Prokurori i Përgjithshëm e ka qëlluar gjatë mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve. Por duket se lëvizja e beftë e Shkëlqim Hajdarit ka ndodhur pak ditë pas mbështetjes së plotë që ai i ka dhënë në tryezat e reformës së drejtësisë, ku ndryshe nga gjyqtarët që e refuzuan në bllok, e ka mbështetur reformën, madje e ka konsideruar si të vonuar.Edhe në tryezën e 3 dhjetorit me praninë e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar për të marrë pjesë nga grupet e interesit. Qenia në krah të reformës së mbështetur nga ndërkombëtarët duket se e ka penalizuar Hajdarin. Edhe qëndrimet e tij të mëparshme për një organizim ndryshe të prokurorisë dhe kthimin e këshillit të prokurorisë në organ vendimarrës jo konsultativ kanë qenë gjithashtu qëndrime që e kanë vënë në konflikt me qëndrimet e Prokurorit të Përgjithshëm.Prokurori Hajdari, i cili në vitin 2007 ishte kandidat potencial për t’u emëruar Prokuror i Përgjithshëm, ka qenë ndër të paktët zëra të sistemit që ka mbështetur gjetjen e një formule tjetër për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm për t'iu larguar ndikimit politik. Intervista e tij për Birn me titull “Prokurorët t'i vënë prangat kolegëve të korruptuar” pati jehonë në media duke qenë në një linjë me partnerët ndërkombëtare dhe shoqërinë shqiptare që kërkon ndëshkim të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.Hajdari mban gradën Doktorant në fushen e se drejtes penale dhe prej 2012 kur u zgjodh me votë unanime Kryetar i Shoqatës së Prokurorëve Shkëlqim Hajdari ka qenë pjesë e takimeve dhe tryzave ku është diskutuar për reformimin e sistemit të drejtësisë. Me lobimin e shoqatës në 2009 u mundësuan dy ndryshime në ligjin për prokurorinë. U sigurua që prokurorët nuk transferoheshin nga një shkallë e prokurorisë në tjetrën apo nga një rreth në tjetrin, pa pëlqimin e tyre dhe së dyti, në rast shkarkimi të pa drejtë mund të ankomohej në gjykatë. Këto dy ndryshime u vlerësuan si positive në rritjen e pavarësisë dhe uljen e ndikimit politik në punën e Prokurorisë. SHKËLQIM HAJDARI1993 Shef i policisë hetimore, komisariati 4 Tiranë1995 Oficer policia gjyqësore në Prokurorine e Tiranës2002 Prokuror në Tiranë, i emëruar nga Presidenti Moisiu2008 - 2014 Drejtues i Prokurorisë së ApelitCËSHTJET E HETUARA1994 Cështja e Remzi Hoxhes1995 Vrasja e ish Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi1998-2000 Pjesëtar i grupit te hetimit te ceshtjes Hajdari2013 Mbron në Gjykaten e Apelit "Gerdecin" dhe "21 janarin"