Toka për varrezat private iu dha vëllait të deputetit Cara. Pas publikimit në media tërheq investimin

Më 27 Maj 2015 ekzekutivi shqiptar firmosi vendimin që t’i japë për përdorim një toke shtetërore prej 80 ha në Paskuqan të Tiranës, kompanisë Vebo Invest për ndërtimin e varrezës së parë private në vend.Sot zbulohet se bashkëpronarë të kësaj kompanie rezultojnë dy shtetas italianë së bashku me vëllain e deputetit socialist Parid Cara, shtetasi Besim Cara.Vendimi autorizon Ministrinë e Zhvillimit Urban që të negociojë lidhjen e aktmarrëveshjes me kompaninë Vebo, e cila ka bërë edhe propozimin për ndërtimin e varrezës së parë private në vend.Kompania e cila ka marrë autorizimin, VEBO Invest ishtë një kompani e ndërtuar pak muaj para se të merrej vendimi. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Regjisrimit, ajo është themeluar në 5 mars të vitit 2014, vetëm 4 muaj, para se në parlament të kalohej ligji i ri, që lejonte ngritjen e varrezave private.Faqja online Hashtagalbania zbuloi sot dokumentet e bashkëpronësisë së saj.“Në ndryshimet ligjore që ka bërë qeveria në ligjin “Për Shërbimin Publik të Varrezave” këto lloj kontratash nuk konsiderohen si koncesione, por si kontrata ekskluzive, madje ky ligj përcakton se këto kontrata mund të përfitohen pa garë dhe pa tender. Por gjithsesi ato mbeten kontrata publike dhe në rastin konkret bëhet fjalë për shfrytëzimin e plot 80 hektarëve tokë publike në periferi të Tiranës dhe kalimi i këtij shërbimi tek vëllai i një deputeti socialist duket si një konflikt interesi flagrant dhe favorizim,” shkruan faqja onlineNuk kalojnë shumë nga publikimi i dokumenteve dhe përmes një deklaratë për shtyp Besim Cara deklaron tërheqjen nga investimi duke hedhur poshtë akuzat për favorizim por flet për një investim serioz ligjor“Askush nuk me ka dhuruar asgjë dhe toka ne fjale nuk është dhurate për mua, por një truall i vënë në dispozicion ligjërisht nga qeveria (jo nga Edi Rama) per te investuar për një shërbim dinjitoz qe njerëzve sot ne Shqipëri u mungon totalisht. Ndërkohe që të vdekurit sot në vendin tonë varrosen njëri mbi tjetrin dhe te gjesh një varr është bërë si të gjesh flori, politika megjithë media nuk lënë ide biznesi dhe biznesmen të suksesshem pa u munduar ta varrosin per se gjalli” – shkruan Cara.Më pasi ai thotë se u udhëhoq nga dëshira për të bërë diçka të mirë, por pa cenuar punën e vëllait që është në politikë.“Prandaj me keqardhje i kam lajmëruar menjëherë ortaket e mi se do te tërhiqem menjëherë bashkë me kuotat e mia dhe i kam sugjeruar te tërhiqen edhe ata. Sepse te investosh ne Shqiperi duhet te përballesh jo vetëm me sfidën si investitor po edhe me stresin e tepër psikologjik mbi gjithë familjen, përderisa kush shpif me paratë e popullit quhet politikan apo gazetar dhe kush investon paratë e veta quhet keqbërës dhe hajdut. I pafte hajrin ai popull njerëzve që i tregojnë përralla me gogolë!” – e mbyll reagimin e tij Besim Cara, vëllai i deputetit socialist.Pas kësaj vjen dhe reagimi me indinjatë i deputetit Parid Cara i cili tregon se kishte qenë ai që e kishte inkurajuar ta provonte dhe të sillte këtu eksperiencën e shërbimit funeral privat me cikël të plotë që ortakët e tij italianë e kanë prej vitesh në Amerikë, por që tani ndihet fajtor. Ai quan parlamentin në kafenenë më të shpifur të Shqipërisë ku ai shkon sikur shkon në tortura por shton se as media nuk ngelet prapa.[caption id="attachment_636171" align="alignnone" width="800"]Vendimi-i-Qeverise (Vendimi i Qeverise qe autorizon ministrine per te lidhur kontrate me kompanine e vellait te Parid Cares)[/caption][caption id="attachment_636169" align="alignnone" width="800"]VEBO-INVEST-ORTAKET-FAXIMILE (Aksionaret e kompanise “Vebo Invest”)[/caption][caption id="attachment_636187" align="alignnone" width="960"]Kryeministri Edi Rama me Parid Caren e Elvis Roshin Kryeministri Edi Rama me Parid Caren e Elvis Roshin[/caption]Capture/Oranews.tv/